Gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj: Nuk marr pjesë, s’më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

Gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj: Nuk marr pjesë, s’më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

Këtë të martë, më 16 qershor, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm avokati mbrojtës i tij, Plarent Ndreca, ndërsa vetë Veliaj nuk mori pjesë në seancë. Përmes një deklarate, Veliaj bëri me dije se ishte në dijeni të zhvillimit të seancës, por nuk dëshironte të merrte pjesë, pasi, sipas tij, nuk i ishin vënë në dispozicion 24 fashikujt e dosjes dhe provat digjitale. “Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”, thuhej në deklaratën e tij. Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me materialet...