Gjyqi ndaj Metës, Berisha: Kafazi është mjet torture, ndaj tij nuk ka asnjë provë

Gjyqi ndaj Metës, Berisha: Kafazi është mjet torture, ndaj tij nuk ka asnjë provë

Pak ditë pasi Ilir Meta u shfaq në sallën e gjyqit në kafazin e qelqë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish sot në një konferencë me gazetarët. Kryedemokrati thekson se kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeruit dhe se ndaj Ilir Metës nuk ka asnjë provë. “Ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami. Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë. Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit. Dhe këta e përdorin ndaj një njeriu, ndaj të cilit nuk kanë të substanciuar absolutisht asnjë akuzë. Dhe nuk ka sot një njeri të vetëm, që të raportojë një akt konkret të provuar ndaj tij”. Berisha ngriti...