Gjyqi i Metës, Spaho kritikon Berishën: E harroi aleatin! Turp për ata që kanë ngrënë bukë prej tij…

Gjyqi i Metës, Spaho kritikon Berishën: E harroi aleatin! Turp për ata që kanë ngrënë bukë prej tij…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka evidentuar mungesën e reagimit të partisë për nisjen e gjyqit në themel të Ilir Metës dhe refuzimin për transmetimin publik të seancës. Ai shkruan në rrjetet sociale se asnjë udhëheqës i PD nuk ka folur apo protestuar për mbajtjen në kafaz të ish-presidentit, një shenjë se partia dhe kryetari i saj, Sali Berisha, kanë harruar PL dhe Metën. Spaho ka renditur rastet kur LSI, sot Partia e Lirisë, ka ndihmuar PD për të fituar pushtetin dhe rezultatin “katastrofik” kur kjo e fundit nuk ka pranuar të qëndrojë krah saj. Ai shprehet se pavarësisht nëse ish-kryeministri është apo jo fajtor, duhej të mbështetej fuqimisht për dy kauzat e ngritura. “Ndoqa sot gjyqin ndaj Ilir Metës dhe reagimin e politikës,...