Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer
Gjykata Adminsitrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror. Në vendim, gjykata u shpreh se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim. Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi. “Dihej, por shyqyr e mori vesh mileti”, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku pas shqiptimit të vendimit. “E pritshme!”, ishte reagimi më i parë i avokatit Plarent Ndreca pas shpalljes së vendimit. “Ishte test për sistemin sesa ka aftësinë për të vetëkorrigjuar problematikat që ka. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai nuk ka thënë që jam prokuror i emëruar në mënyrë të ligjshme. Sistemi...
Burimi:
javanews.al