‘Gjobat mbushin arkën e shtetit, por nuk shpëtojnë jetë’/ Xhaferri: 34 viktima në rrugë, Shqipëria po përjeton bilanc lufte
Deputeti i PD, Besart Xhaferri, tha se situata e aksidenteve rrugore në vend është kthyer në një emergjencë kombëtare, ndërsa akuzoi institucionet përgjegjëse për mungesë reagimi dhe dështim në garantimin e sigurisë në rrugë. Duke reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Shkodër, Xhaferri u shpreh se problematika nuk lidhet me mjetet apo monopatinat, por me drejtuesit e papërgjegjshëm që lëvizin lirshëm në rrugët e vendit pa u ndëshkuar. Sipas deputetit demokrat, numri i viktimave në aksidentet rrugore është alarmant dhe përbën një “bilanc lufte”, ndërsa theksoi se me ardhjen e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit janë regjistruar dhjetëra jetë të humbura në rrugë. Xhaferri deklaroi se qytetarët ndihen të pasigurt dhe të pambrojtur përballë asaj që ai i cilësoi si “kamikazë në...
Burimi:
syri.net