Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por mbetet çështje e brendshme e Shqipërisë
Prej 23 ditësh, qytetarët shqiptarë vijojnë të protestojnë përballë Kryeministrisë kundër projektit të Zvërnecit, çka ka tërhequr edhe interesin dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi në këtë projekt janë të përfshirë edhe dhëndri dhe vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Por si është parë kjo protestë nga zyrtarët evropianë? Gjatë ditës së sotme, mediat ndërkombëtare kanë pyetur zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, se cili është qëndrimi zyrtar i Gjermanisë për atë që po ndodh në Shqipëri. Giese theksoi se Gjermania po e ndjek me vëmendje situatën dhe se është e informuar për protestat kundër projektit, por se e gjithë kjo i përket situatës së brendshme politike në Shqipëri. “Bëhet fjalë për një projekt kundër të cilit ka protesta. Sigurisht, njerëzit...
Burimi:
vizionplus.tv