Gjendja e sistemit spitalor, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren Sala

Gjendja e sistemit spitalor, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren Sala

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala duke vënë në qendër të shqetësimeve gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor publik në vend. Një nga çështjet kryesore përse deputetët kërkojnë interpelancë me Salën është infrastruktura dixhitale e sistemit shëndetësor, e cilësuar si e prapambetur, me mungesë të kartelës elektronike mjekësore dhe sistemit PACS për imazherinë mjekësore. Po ashtu, deputetët ngrenë shqetësime për mungesën e disa shërbimeve të specializuara kardiake, përfshirë procedura si TAVI, elektrofiziologjia dhe ECMO, të cilat sipas tyre nuk ofrohen në mënyrë të mjaftueshme në spitalet publike, duke detyruar pacientët të kërkojnë trajtim jashtë vendit ose në qendra të kufizuara. Në kërkesën për interpelancë përmendet edhe mungesa periodike e barnave jetësore...