Gjekmarkaj: Shqipëria është peng i një kaste pa besë e pa shpresë, rrotacioni nevojë kombëtare
Gjekmarkaj: Shqipëria është peng i një kaste pa besë e pa shpresë, rrotacioni nevojë kombëtare Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, mbajti një fjalim me tone të forta politike në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku e cilësoi qeverisjen e Edi Ramës si një regjim kleptokratik që ka shkrirë partinë me shtetin dhe ka thelluar krizën e besimit në vend. Duke e paraqitur Partinë Demokratike si të vetmen alternativë reale për Shqipërinë, Gjekmarkaj tha se demokratët kanë hyrë në fazën e ndërtimit të një projekti kombëtar për rikthimin e demokracisë, integrimit europian dhe rotacionit politik. Ai theksoi se ripërtëritja e PD-së është hapi i parë drejt fitores së ardhshme dhe largimit të asaj që e quajti “neo-diktaturë e rilindur”. Fjala e Gjekmarkajt I nderuar Kryetar i...
Burimi:
sot.com.al