Gazment Bardhi për policinë: Akt i turpshëm, lini qytetarët të protestojnë qetësisht
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj masave të shtuara të sigurisë të vendosura nga Policia e Shtetit përreth Kuvendit, ku po zhvillohet një protestë. Sipas tij, zgjerimi i perimetrit të sigurisë dhe bllokimi i plotë i rrugës përpara Parlamentit janë masa të pajustifikuara. Policia ka vendosur gardhe metalike në pothuajse të gjitha hyrjet që të çojnë drejt godinës së Kuvendit, ndërsa prania e efektivëve është shtuar ndjeshëm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi situatën si të papranueshme, duke theksuar se qytetarët që protestojnë nuk përbëjnë rrezik për askënd. Ai akuzoi gjithashtu Policinë se po pengon lëvizjen e lirë të gazetarëve dhe raportimin e tyre, duke e konsideruar këtë një kufizim të lirisë së medias. “Duhet menjëherë të hiqet dorë nga një sjellje e tillë e papranueshme dhe të lejohen qytetarët të protestojnë qetësisht dhe ku ato të dëshirojnë. Kufizimi i lirisë së tubimit nuk mund të jetë një akt i pranueshëm në një vend kandidat për në BE.”, thotë Bardhi. Në reagimin e tij, Bardhi e konsideron...
Burimi:
ntv.al