Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari Mentor Nazarko duke analizuar marrëveshjen e huasë së Shqipërisë me SHBA-të, thotë se opozita po bën teatër, megjithatë mazhoranca duhet t’ia jepte PD-së edhe një javë kohë. Sipas Nazarkos një vendim i tillë nga PS nuk do të cenonte seriozisht afatin e shtatorit, sikurse pretendon deputeti Vengu. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko vuri në dukje se ka një farë arbitrariteti në sjelljen e mazhorancës në sjelljen e saj në raport me opozitën. Sipas gazetarit Shqipëria do të duhej të ndiqte modelin kroat, ku në kuadër të integrimit të kishte një mirëkuptim parlamentar, ose më të gjerë. “Kjo nuk përjashton që qeveria është sjellë gjatë një viti e pak në mënyrë triumfaliste me opozitën. Kjo opozitë e drejtuar...