Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në thelb të saj është keqqeverisja

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në thelb të saj është keqqeverisja

Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, e cilësoi protestën e fundit qytetare si një thirrje të fortë për ndryshim, duke theksuar se shkaku kryesor i saj është keqqeverisja. Sipas Hoxhës, protestat organizohen për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes dhe jo për arsye të tjera dytësore. “Protesta ka qenë një klithmë, një thirrje për ndryshim. Protesta bëhet për të ndryshuar qeverisjen. Problemi kryesor në një vend është qeverisja dhe keqqeverisja. Pastaj se sa problem është opozita, hajde dhe e diskutojmë”, u shpreh ai. Gazetari argumentoi se largimi masiv i shqiptarëve gjatë viteve të fundit është një nga treguesit më të qartë të pakënaqësisë ndaj qeverisjes. “Nëse ne nuk do të kishim gati 500 mijë shqiptarë...