Gazetari: Balluku konfirmoi veten në qeveri! Kuçana: Së shpejti do kemi qeveri teknike
Kryeredaktori i emisioni Quo Vadis Gëzim Saliu u shpreh se Belinda Balluku, në ndryshimet e reja ka konfirmuar veten në qeveri, me emërimin e dy ministrave. “Balluku ka konfirmuara veten në qeveri me dy ministra në kabinet. Spiropali, Balluku dhe Vëngu mbetëm pa post”, tha Saliu në Quo Vadis në Vizion Plus. Por për anëtaren e Këshillit Kombëtar në PD, së shpejti do të kemi qeveri teknike. “Vëngu nuk ka pranuar të firmosë disa dokumenta izraelite. Pirro Vëngu është për burg. Rama u përpoq që përmes arnimit do shmangte qeveri teknike. Por së shpejti do të ketë qeveri teknike, vetëm duhet durim”, tha Ilirjana Kuçana. Ndërsa gazetarja e Vizion Plus Mola Luku u shpreh: “Kryeministri është i stresuar sepse ish zv.kryeministren e ka të pandehur....
Burimi:
vizionplus.tv