Gazeta belge: Populli shqiptar kërkon dorëheqjen e Ramës, akuzohet për korrupsion dhe manipulim zgjedhor
'Revolucioni i Flamingove' në Shqipëri nisi për shkak të planeve të ndërtimit të Ivanka Trump-it, por tani ka hyrë në një fazë të re: populli kërkon dorëheqjen e kryeministrit Nga Jesse Van Regenmortel, NIEUWSBLAD Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kaluan pushimet në verën e vitit 2021 në jahtin luksoz të mikut të tyre Nat Rothschild, financier dhe anëtar i familjes së njohur bankare britanike Rothschild. Ata lundruan përgjatë bregdetit të Ballkanit, kur Ivanka u hodh në Detin Adriatik dhe notoi drejt një ishulli aty pranë. Ajo u dashurua menjëherë me vendin. Uji ishte ngjyrë blu e kaltër, pishat mbi shkëmbinj ishin madhështore dhe kormoranët fluturonin mbi det. Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit amerikan, kishte zbuluar Sazanin: me 570 hektarë, ishullin...
Burimi:
syri.net