Garo: Policia po merr rolin e ‘redaktorit’ dhe tenton të fshehë ngjarjet, duke mos i raportuar, gazetarët të ngrihen në protestë

Garo: Policia po merr rolin e ‘redaktorit’ dhe tenton të fshehë ngjarjet, duke mos i raportuar, gazetarët të ngrihen në protestë

Zëdhënësja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Policisë së Shtetit për të kufizuar komunikimin e informacionit mbi ngjarjet kriminale përbën një përpjekje për censurë dhe kontroll të informacionit publik. Garo u shpreh se drejtori i Policisë, Skënder Hita, po vepron nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama, duke bërë që informacioni për ngjarjet kriminale të kalojë fillimisht në “filtrin e partisë” dhe jo të bëhet publik në kohë reale për mediat dhe qytetarët. Sipas saj, kjo mënyrë komunikimi synon të fshehë problematika që lidhen me korrupsionin, mënyrën e reagimit të policisë dhe trajtimin e ngjarjeve kriminale. Garo deklaroi se mungesa e informimit të menjëhershëm krijon mundësi për manipulim të raportimeve dhe shmangie të përgjegjësive institucionale. Ajo solli...