“Gara” për kreun e PD-së, Hitaj: Salianji ishte kandidati ideal përballë Berishës, opozita bëri gabim

“Gara” për kreun e PD-së, Hitaj: Salianji ishte kandidati ideal përballë Berishës, opozita bëri gabim

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në studion e QUO VADIS ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe garën për drejtimin e saj. Gazetari i cilësoi zgjedhjet për kreun e PD-së si një “garë pa garë”. Hitaj u shpreh se Ervin Salianji ishte figura që plotësonte kriteret për të përballur politikisht Sali Berishën, ndërsa kritikoi drejtuesit e PD-së për mungesën e një gare të hapur. Hitaj: Është një garë pa garë. Salianji ishte kandidati që i plotësonte kriteret për të qenë përballë me Berishën. Ishte shumë i madh gabimi që ka bërë lidershipi i PD për të mos bërë një garë të hapur. Ka dy variante që janë në tavolinë: Berisha konfirmon grupin e tij. Nëse Berisha konfirmon figura të reja, është i destinuar të largohet...