“Gara” në PD, Kthupi ngre pyetjen: Po Berisha kur i depozitoi dokumentet?

“Gara” në PD, Kthupi ngre pyetjen: Po Berisha kur i depozitoi dokumentet?

Partia Demokratike ka hyrë zyrtarisht në një fazë të re të procesit të saj të brendshëm zgjedhor, ndërsa këtë të enjte, më 30 prill, në orën 12:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të forcës më të madhe opozitare në vend. Ky proces pritet të përcaktojë drejtimin e ardhshëm politik të partisë në një moment të rëndësishëm për opozitën. Në lidhje me zhvillimet, juristi Rezart Kthupi, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ka ngritur disa pikëpyetje mbi mënyrën se si po zhvillohet gara. Ai ka vënë në diskutim procedurat e ndjekura për depozitimin e kandidaturave, duke shprehur dyshime mbi barazinë e kushteve për kandidatët dhe respektimin e standardeve statutore. Sipas Kthupit, procesi zgjedhor brenda partisë po shoqërohet me...