“Fundërrinë…”/ Erion Braçen e lëshojnë nervat dhe shtyn me duar gazetarin

“Fundërrinë…”/ Erion Braçen e lëshojnë nervat dhe shtyn me duar gazetarin

Momente tensioni janë regjistruar jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shtyrë me duar dhe ofenduar gazetarin e News 24, Marsel Rupin. Prania e një shqiptari të diasporës i cili po filmonte me telefon dhe ka regjistruar të gjithë situatën, duket se ka irrituar deputetin socialist. “Mllefin” e tij Braçe e ka “shfryrë” ndaj gazetarit, pavarësisht se ky i fundit dëgjohet t’i thotë se nuk ka lidhje me personin që po filmon. Në pamjet e publikuara dëgjohet se Braçe i drejtohet personit që po filmon me tone të ashpra, duke përdorur edhe fjalë fyese si “fundërrinë” dhe “drogaxhi”, ndërsa e akuzon atë për lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike në Angli. “Ec tani, po të them, ik tani...