“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon arsyet: Ja pse nuk e donin Salianjin në garën për PD-në

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon arsyet: Ja pse nuk e donin Salianjin në garën për PD-në

Gara brenda Partisë Demokratike për zgjedhjen e kreut, ishte një nga temat e QUO VADIS në Vizion Plus këtë të enjte. E ftuar gazetarja Enkeleda Mema, tha se Sali Berisha do ta fitonte garën pavarësisht rivalit, por çështja kryesore mbetet diferenca e votave. Ajo theksoi se një përballje me Ervin Salianjin do të kishte prodhuar një përqindje të caktuar votash për këtë të fundit, çka sipas saj mund të ishte një nga arsyet pse ai nuk u lejua të garonte. Nga ana tjetër, gazetari Denis Minga u shpreh se për Berishën është thelbësore të ruajë ose të rrisë numrin e votave krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke theksuar se çdo rënie do të konsiderohej si humbje politike. Analisti politik Endri Tafani argumentoi se dy ishin...