Franci Nuri: Gonxhe, lëri kërcënimet! Bëj gati mbrojtjen për 4.3 milionë eurot

Franci Nuri: Gonxhe, lëri kërcënimet! Bëj gati mbrojtjen për 4.3 milionë eurot

Sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Franci Nuri me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar deklaratat e djeshme të ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja. Nuri shkruan se, Gonxhja duhet të lërë kërcënimet dhe të bëjë gati mbrojtjen për 4.3 mln eurot që i dha për Kaney West. Reagimi i plotë: Blendi Gonxhja nuk është as Ministër i Brendshëm, as Drejtor i Policisë dhe as drejtues i SHISH-it. Është akoma Ministër i Kulturës dhe Turizmit. Është pikërisht ministri që gjeti “shpikjen” juridike për t’i kaluar 4.3 milionë euro me akt normativ nga fondi rezervë, sepse as ligji i turizmit dhe as ligji i kulturës nuk ia mundësonin ta bënte vetë. 4.3 milionë euro pa iu dridhur qerpiku. Për bileta falas për...