FOTOLAJM/ Simpatizantja e PS në Korçë bën tatuazh emrin e Edi Ramës dhe Romina Kukos

FOTOLAJM/ Simpatizantja e PS në Korçë bën tatuazh emrin e Edi Ramës dhe Romina Kukos

Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Korçë, një simpatizante ka zgjedhur një mënyrë unike për të festuar. Mësohet se një vajzë e re ka bërë tatuazh në krah emrin e kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së juglindjes Romina Kuko. Sipas mediave, ajo njihet si një aktiviste e angazhuar në strukturat e partisë në Korçë. Nuk është hera e parë që ajo realizon tatuazhe me emra figurash politike, pasi më herët kishte bërë tatuazh edhe emrin e ish-deputetes Eni Zake.