FOTO/ Skandal i rëndë, Taulant Balla sulmon grupin e xhirimit të Reuters: Po këto serbë çfarë duan në Zvërnec
Ndërkohë që protesta e qytetarëve kundër qeverisë Rama po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, socialistët po gjejnë veten të kapur mes frikës dhe improvizimit. Sot, kjo frikë prodhoi një ndër skandalet më të rënda të komunikimit politik: Taulant Balla, ish-ministër, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të PS-së, publikoi foto të një makine me targa serbe në Zvërnec, duke pretenduar se bëhej fjalë për ‘serbë’ të cilët kishin ardhur për të komplotuar kundër qeverisë së Ramës. Por gazetari Gjergj Erebara e ka përgënjeshtruar Ballën. Makina me targa serbe nuk i takonin asnjë grupi të dyshuar. Ato janë mjetet zyrtare të zyrës rajonale të Ballkanit të agjencisë Reuters, e cila ka dërguar ekipe gazetarësh për të raportuar nga protesta shqiptare, ngjarje që ka tërhequr shumë...
Burimi:
syri.net