Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, aty ku pritet të ketë takime të rëndësishme. Mediat kanë siguruar pamjet nga momenti i takimit të kreut të qeverisë shqiptare me atë greke. Sakaq shihen dy liderët që i kanë dhënë dorën njëri-tjetrin. Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota. Në forum do të diskutohet për sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global. Vizita...
Burimi:
javanews.al