FOTO-LAJM/ U raportua se protesta do të ishte pa fjalime, PD improvizon podium para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ U raportua se protesta do të ishte pa fjalime, PD improvizon podium para Kryeministrisë

Mbështetës të Partisë Demokratike do të zbresin në sheshin para Kryeministrisë pas disa momentesh për të zhvilluar protestën e radhës kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama dhe për të kërkuar qeverinë teknike. Edhe pse më parë është raportuar nga selia blu se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime, PD ka improvizuar një mini-podium para Kryeministrisë. Ende është e paqartë nëse do të mbahet ndonjë fjalim i mirëfilltë nga kjo strukturë, apo ajo do të shërbejë për të tjera qëllime të protestës. Kujtojmë se po ashtu është raportuar se protesta e sotme do të zhvillohet në formën e marshimit, mënyrë kjo e ndjekur edhe më parë.