Forumi politik i IDU në Zagreb, Berisha: Diskutova problematikat e Shqipërisë, PD-ja e angazhuar në integrimin drejt BE
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar çështjet që ka diskutuar në Forumin politik të IDU-së që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Kryetari i PD-së theksoi se IDU ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e rëndësishme e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi angazhimin e plotë të partisë që ai drejton për integrimin evropian, duke e konsideruar atë si të ardhmen më të mirë për shqiptarët. “IDU ka qenë një mbështetëse e madhe dhe është një mbështetëse e madhe e Partisë Demokratike. Paraqitëm situatën dhe zhvillimet në vend, shkarjet e mëdha të Shqipërisë nën regjimin e autokracisë elektorale apo diktaturës autoritare të Edi Ramës, problematikat e mëdha që krijon në Shqipëri droga dhe narkoshteti, paraliza që i bën shtetit ligjor. Diskutuam gjerësisht dhe ramë dakord...
Burimi:
top-channel.tv