Forumi Ekonomik i Delphit, Rama pjesëmarrës në debatet globale, takim me Mitsotakis dhe liderët europianë
Ka nisur sot punimet Forumi Ekonomik i Delphit, i cili do të zgjasë deri më 25 prill, duke mbledhur liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale dhe për të nxitur dialogun ndërkombëtar. Në këtë forum merr pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Sipas raportimit të gazetares Denada Shkodrani për “Miëmëngjes Shqipëri”, Rama pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin e dokumentit të ri të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Ky takim konsiderohet me rëndësi të veçantë në kuadër të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe adresimit të...
Burimi:
javanews.al