“Forcojmë demokracinë”/ Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri: Pjesëmarrja e njerëzve në tubime, element i rëndësishëm
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, gjatë një vizite në Korçë, ku u takua edhe me kryebashkiakun Sotiraq Filo, ka folur edhe mbi protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec. Huber tha institucionet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve në protesta, janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi. Ajo tha gjithashtu se Zvicra ka dhënë një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, të cilët merren mes të tjerash, edhe me organizimin e protestave. Megjithatë, lidhur me ‘objektin’ e protestës dhe ecurinë e saj, Huber nuk dha një përgjigje konkrete, pasi sipas saj, ‘pyetja ishte shumë politike dhe e vështirë për t’u përgjigjur një ambasadë e huaj’. “Pyetja jonë lidhet me protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe në disa qytete...
Burimi:
sot.com.al