Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Opozita do i japë Ramës goditjen që meriton më 8 maj

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Opozita do i japë Ramës goditjen që meriton më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha sot në 27 prill mbajti Foltoren e radhës përpara Kryeministrisë. U ndal në disa nga çështjet kryesore politike aktuale. Sipas tij, edhe vetë Rama e ndjen se po i vjen fundi. “Edi Rama e ndjen se po i vjen fundi, sepse e ndjen se nuk ka qytetar që mund ta pranojë moralin e hajdutit në krye të Kryeministrisë. Nuk ka shqiptar që nuk konstaton se e ardhmja për fëmijët e tij në Shqipëri bëhet e pamundur. Ne ftojmë çdo qytetar që të vijë në këtë betejë përfundimtare. Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm, fshatrat janë duke u boshatisur, të gjithë ikin nga ky vend. PS është themeluar mbi krimin, ka vazhduar nga krimi dhe sot vijon të jetë me krimin....