“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Lanë mbrapa mbeturina
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën sot në 7 qershor. Rama ka publikuar një fotografi të protestuesve pranë bregdetit. Kryeministri shton se më shumë se fjalët që thonë protestuesit, ata largojnë flamingot me veprimet që bëjnë. Kreu i qeverisë deklaron se protestuesit e bënë pis natyrën me makinat e tyre, që kishin parkuar shumë pranë bregut të detit. Një kritikë e kishte edhe për protestën e mbrëmshme, duke thënë se protestuesit e kanë lënë vendin të papastër, me kanaçe birre në bulevard. Reagimi i Ramës: MIRËMËNGJES 😊 dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre...
Burimi:
vizionplus.tv