Fjoralba Ponari tall Ramën, publikon foton: Makroni s’ankohet për plehrat e protestuesve

Fjoralba Ponari tall Ramën, publikon foton: Makroni s’ankohet për plehrat e protestuesve

Moderatorja shqiptare Fjoralba Ponari, e angazhuar aktivisht në organizimin e “Revolucionit Flamingo”, ka vijuar kritikat dhe ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama, këtë herë duke përdorur si shembull presidentin francez Emmanuel Macron. Teksa polemikat mbi protestat janë përqendruar edhe te pretendimet për ndotjen e bulevardit nga protestuesit, Ponari i është përgjigjur me ironi nga kryeqyteti francez, duke sjellë në vëmendje reagimet ndaj protestave në Francë. “Si korespondente nga Parisi po ju njoftoj se Makron s’ka dalë të ankohet për plehrat e protestuesve”, shkroi ajo në rrjetet sociale. Më herët, Ponari e cilësoi protestën e së shtunës si një moment historik, duke vlerësuar pjesëmarrjen e diasporës dhe ndikimin e saj në mobilizimin qytetar. “Faleminderit diasporës! Emocionet që na dhuruat dje ishin të jashtëzakonshme. Dje u shkrua histori....