“Fitore e madhe për Ramën!”, Alibeaj: Opozita u shit shumë lirë për Rregulloren e re të Kuvendit

“Fitore e madhe për Ramën!”, Alibeaj: Opozita u shit shumë lirë për Rregulloren e re të Kuvendit

Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët lidhur me rezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE, socialistët dhe demokratët u dakordësuan edhe për Rregulloren e re të Kuvendit. Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN mendon që kemi të bëjmë me një pazar mes PS-së dhe PD-së. Alibeaj thekson se opozita është shitur për pak përfitime të vogla, ndërkohë që i fituari i madh sipas tij është kryeministri Rama. “Habia qëndron si mund të bashkosh votat me një njeri të tillë, të bëhesh pjesë e regjimit, të japësh kontributin tënd për ta zbukuruar portretin e nxirë të regjimit dhe Edi Ramës. Nuk bie dakord për reformën zgjedhore. Piketat janë hedhur. Mund të bëjnë një ndryshim në ligj...