“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

Ervin Salianji ka ironizuar rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së, pa rivalë përballë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji tha me ironi se fishekzjarre në selinë e PD, pas shpalljes së “rezultatit” i hodhi Edi Rama. Ndërkohë ish deputeti deklaroi se në proces morën pjesë vetë, 4 mijë vetë dhe jo 40 mijë siç deklaron Berisha dhe se mosha mesatare e tyre ishte 70 vjeç. Pjesë nga biseda:  Ervin Salianji: Fishekzjarret i kishte hedhur Rama… Kur u konfirmua uzurpimi i PD, i hodhi Rama. Konfirmoje se keni gazetarë. Fishekzjarret i ka hedhur Rama. E dëgjove çfarë tha? Kanë vendosur për modernizimin. Doktori, modernja dhe ripërtëritja… Ylli Rakipi: Zonja Albana lexoi rezultatin dhe do ta kemi doktorin kryetar deri në...