Ferit Hoxha takim me ministrat Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Do vijojmë të investojmë në bashkëpunimin rajonal, zgjerimi i rëndësishëm edhe për BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se për Shqipërinë, zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike, si garancia më e fortë për paqe afatgjatë, stabilitet dhe transformim demokratik. “Besojmë gjithashtu se zgjerimi është po aq i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, siç është dëshmuar nga shtatë ciklet e mëparshme të zgjerimit. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në meritë, sigurisht, por edhe i besueshëm, i prekshëm dhe i ndjekur aktivisht”, deklaroi Hoxha. Ministri i Jashtëm shtoi se “Shqipëria ka investuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sepse mbetemi të bindur se...
Burimi:
top-channel.tv