Fëmijët i vrau, ai që ‘vrau’ këndet e lodrave dhe sheshet sportive
Analisti Agim Xhafka ka reaguar në lidhje me aksidentin e sotëm tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, të cilët në momentin fatal, ishin duke luajtur në trotuarin e rrugës. ‘Fëmijët i vrau ai që “vrau” këndet e lodrave dhe sheshet sportive’, shkruan në Facebook, Agim Xhafka. Me anë të këtij reagimi, Xhafka tregon se kjo ngjarje tragjike ishte një kronikë e paralajëmëruar, pasi përgjegjësia bie mbi shtetin, bashkinë dhe qeverinë, ku të gjitha bashkë, kanë kontribuar që fëmijët sot të mos kenë më parqe dhe kënde lojërash, por të argëtohen në trotuaret e rrugëve, duke rrezikuar përditë jetën e tyre, pasi hapsirat publike i kanë zënë lejet e ndërtimit për pallate dhe qiellgërvishtës, të lëshuara nga drejtuesit...
Burimi:
syri.net