Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më çuan ushtar në Skrapar

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më çuan ushtar në Skrapar

Vitet e komunizmit kanë qenë të vështira për një pjesë të shqiptarëve, të cilët janë internuar për një “gabim” apo “rrëshkitje” të ndonjë pjesëtari të fisit. Një fejesë e Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut, Skënder Shehu, që zgjati pak javë, do të sillte një “tërmet” për gjithë fisin e vajzës, të cilët u internuan. Diplomati i karrierës Gëzim Turdiu, ka treguar momentet e errëta të jetës së tij, ku nga student ekselent, ai u përjashtua nga shkolla dhe u internua në tunelet e Skraparit, si ushtar. “Jo thjesht në repartet e punës, në tunelet e Skraparit, por është tjetër gjë. vështirësia e marrëdhënies me autoritetet na kaliti pak. Kjo pjesa e përjashtimit nga shkolla ka qenë shumë e rëndë, nuk diskutohet. Por në...