Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, eurodeputeti Andreas Schieder vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar vendin si një nga kandidatët më të avancuar në procesin e zgjerimit. Schieder theksoi se Shqipëria tashmë ka “një këmbë në kampin evropian”, duke nënvizuar mbështetjen e gjerë publike dhe politike për integrimin evropian. Sipas tij, mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa objektivi për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2026 është tashmë një perspektivë realiste. “Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat”, deklaroi...