“Është i njëjti skenar i vjetër”, Koçiu reagon për dhunën në protestë: Kush shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë
Me aktet e sotme të dhunës, protesta para Kuvendit “hoqi maskën” dhe përfundoi në dhunë e kaos. Kështu u shpreh zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila komentoi incidentet e ndodhura gjatë tubimit, ku u sulmuan me vezë deputetë dhe me gurë efektivë të Policisë së Shtetit. Në reagimin e saj, zëvendëskryeministrja shprehu gjithashtu mbështetje për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa theksoi se kushdo që ka tejkaluar kufijtë e ligjit do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. ” U desh shumë pak që kjo protestë të hiqte maskën. Nga pankartat me meme, te vezët, e më pas te dhuna dhe kaosi, pikërisht aty ku dukej se ishte planifikuar të mbërrinte që në fillim. Kjo nuk është më një protestë qytetare me kauza...
Burimi:
javanews.al