“Është bërë bulevardi si karnavalet e Rio de Janeiro që i sheh gjithë bota”, Rama për protestuesit: Kujtojnë se u bë deti kos dhe do zgjedhin kryeministrin me short
Teksa vendi është përfshirë prej më shumë se një muaji nga protesta kundër projektit të investimit turistik në zonën e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama thotë se do të lexojë mesazhet që përcjell tubimi, duke bërë dallimin mes qytetarëve që protestojnë për problematika reale dhe atyre që, sipas tij, përdoren për qëllime politike. Në një bashkëbisedim me pensionistët, Rama u shpreh se në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku dikur janë vrarë njerëz gjatë protestave, sot qytetarët protestojnë lirisht, ndërsa pretendoi se në tubim marrin pjesë edhe “mercenarë” nga Prishtina dhe Tetova, të cilët, sipas tij, paraqiten si përfaqësues të diasporës. Rama: Në këtë bulevard janë vrarë njerëz me pushkët e shtetit për të protestuar. Sot është gjë shumë e madhe që është bërë bulevardi i Tiranës...
Burimi:
vizionplus.tv