‘Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK’/ Këlliçi: Hetim jo vetëm si ushtar i Ramës te AKSH-i, por edhe si agjent ndërkombëtar

‘Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK’/ Këlliçi: Hetim jo vetëm si ushtar i Ramës te AKSH-i, por edhe si agjent ndërkombëtar

Arrestimi në Francë i biznesmenit Ermal Beqiri ka rikthyer në qendër të vëmendjes dosjen e AKSHI-t dhe akuzat për abuzime me tenderët publikë, ndërsa Partia Demokratike ka ngritur pretendime për një skemë me përmasa të gjera që lidhet me fondet publike, teknologjinë dhe kontratat shtetërore. Nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, u ndal edhe te aktivitetet private të Beqirit, përfshirë avionin e tij personal dhe kompaninë që ofron shërbime në fushën e aviacionit. Sipas Këlliçit, arrestimi i biznesmenit në Francë dhe lidhjet e tij me kompanitë e teknologjisë dhe tenderët publikë kërkojnë një hetim të plotë, jo vetëm ndaj personave të përfshirë në dosje, por edhe për përgjegjësitë politike që ai pretendon se qëndrojnë pas kësaj çështjeje. Deklarata e nënkryetarit të PD, Belind...