Emergjencat Civile, Nufi: 2026, një nga vitet më të mira në përballimin e zjarreve
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha sot se ky është një ndër vitet më të mira në përballimin e zjarreve. Nufi u shpreh se ky rezultat nuk është pasojë e rastësisë apo fatit, por e investimeve të vazhdueshme në burime njerëzore dhe infrastrukturë, për të përballuar dhe parandaluar situatat e krijuara nga zjarret. Ministri Nufi ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar sot në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, përballë sfidës së rritjes së pritshme të temperaturave dhe, si rrjedhojë, edhe rritjes së riskut për zjarre. Në takimin ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Nufi u shpreh se viti 2025 vuri në provë të gjitha strukturat e emergjencave civile dhe, falë...
Burimi:
ntv.al