Edi Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale!
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes një postimi në X kryeministri Rama thekson Shqipëria dënon me fjalët më të ashpra të mundshme këtë sulm terrorist nga një regjim që vazhdon të eksportojë dhunë, paqëndrueshmëri dhe pasiguri përtej kufijve të tij. Sipas tij Irani duhet të mbahet plotësisht përgjegjës për këtë përshkallëzim të rrezikshëm dhe, para së gjithash, për hir të popullit të vet, i cili mbetet peng i një regjimi që qeveris me instinktet e Epokës së Gurit, ndërsa e zvarrit një komb të lashtë më thellë në izolim, terror dhe vetëshkatërrim. REAGIMI I EDI RAMËS: Sulmet e ripërtërira me raketa nga Shteti Terrorist i Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe vëllazërore janë një akt agresioni i...
Burimi:
javanews.al