Edhe sot në Vlorë dhe Zvërnec regjimtari kërkonte në ankth shtyrjen e kohës së gjykimit

Edhe sot në Vlorë dhe Zvërnec regjimtari kërkonte në ankth shtyrjen e kohës së gjykimit

Nga Ndriçim Kulla Pushtetet e gjata krijojnë një iluzion të rrezikshëm. Ato fillojnë të besojnë se gjithçka mund të menaxhohet me komunikim, se çdo krizë mund të zbutet me spektakël dhe se çdo pakënaqësi mund të shtyhet në kohë derisa të lodhet vetë. Për vite me radhë, ky ka qenë një nga instrumentet më të fuqishme të qeverisjes së Edi Ramës. Ai ka demonstruar një aftësi të rrallë për të ndryshuar temën e debatit, për të krijuar ngjarje që mbulojnë ngjarje të tjera, për të zhvendosur vëmendjen publike nga problemi te interpretimi i problemit. Në shumë raste kjo strategji ka funksionuar. Në shumë raste ai ka arritur të fitojë kohë. Por historia ka treguar gjithmonë se koha e fituar nuk është e njëjtë me pafajësinë...