E plotë/ Spiropali përplaset me Ramën, kryeministri kapet me Gjiknurin e Hoxhën, kritika edhe Ardit Bidos. Çfarë ndodhi në mbledhjen e Grupit të PS
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS me ministrat ka sjellë përplasje mes Elisa Spiropalit dhe Ramës, ndërsa kryeministri nuk kurseu as kritikat ndaj ish-ministrave. Kur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali, tashmë ish-ministre e këtij dikasteri ka nisur të qeshë. Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”. Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Të njëjtat burime tregojnë se Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time. Nuk ndërhyn dot tek sa po...
Burimi:
top-channel.tv