E hënë intensive për Kuvendin, zbardhet rendi i ditës për seancën plenare

E hënë intensive për Kuvendin, zbardhet rendi i ditës për seancën plenare

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenare. Bazuar në urdhrin e firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca është caktuar të zhvillohet në orën 12:00. Seanca e së hënës pritet të jetë e ngjeshur, pasi në rendin e ditës janë çështje me rëndësi, si raporti i për Integrimin Europian, një projektligj, por edhe shtatë projektrezoluta mbi veprimtaritë institucionale. -Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025. -Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”. -Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”. -Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”. -Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”. -Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë...