E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Përmirësimi i platformës shtetërore të shërbimeve elektronike përmes ndërtimit të të ashtuquajturës e-albania 2.0 i ka kushtuar qytetarëve shqiptarë më shumë se 50 milionë euro duke qenë një nga investimet më të mëdha, jo vetëm në sektorin e teknologjisë së informacionit, por të gjithë projekteve buxhetore gjatë viteve të fundit. Krijimi i sitit të ri e-Albania imponoi një paketë prej disa tenderash të majmë gjatë vitit 2024. Nga implementimi i e-Albania 2, tek platforma e ndërveprimit qeveritar dhe mikroshërbimet, fituesit e këtyre tenderave ishin të njëjtat kompani, që kanë dominuar AKSHI-n gjatë tre viteve të fundit, të cilat tashmë janë nëpër dosjet e SPAK. Gati një javë më parë, e-Albania u inaugurua me bujë të madhe, edhe nga kryeministri Edi Rama. "Një hap i ri...
Burimi:
syri.net