“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset
Kryeministri Edi Rama prezantoi programin kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një nismë e qeverisë për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, e cila synon të lehtësojë aksesin në financim dhe të nxisë rritjen e tyre. Rama vlerësoi bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, duke theksuar se ky partneritet është thelbësor për suksesin e programit. “Qeveria dëshironte të kishte bashkëpunimin e Bankës së Shqipërisë dhe më pas të bankave të nivelit të dytë, të cilat na garantuan se do të bëjnë pjesën e tyre ashtu siç duhet për suksesin e këtij programi. Bankat janë në një zonë komoditeti të jashtëzakonshëm. Ndërkohë që të gjithë luftojnë për të fituar, bankat fitojnë pa luftuar. Kjo na bën më kërkues ndaj tyre, pasi...
Burimi:
javanews.al