Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës

Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës

Nga Tomorr Alizoti  Arsyeja pse Rama iu drejtua edhe në anglisht, në median më të madhe ekonomike të botës, popullit të vet me “Fuck you”, është matematikore. Rama nuk është një lider që përballet me rregulla të barabarta me kundërshtarët. Si i tillë, ai nuk e shikon popullin e protestës si një elektorat pa të cilin ai nuk mund të mbijetojë. Matematika e tij zgjedhore nuk ka fare lidhje me elektoratin e protestës. Ajo është më e thjeshtë dhe bazohet në tre komponentë kryesorë: 200 mijë punonjës që paguhen nga taksat tona, në bashkëpunim të fortë me 100 mijë patronazhistë, sigurojnë fitoren e tij. Që kjo fitore të tejkalojë çdo lloj force tjetër përballë, garancia merret nga miliardat e trafikantëve dhe karteleve që sponsorizojnë dhe...