‘Duhet hetim i plotë’/ Kalaja: SPAK s’ka hetuar si duhet çështjen e gjyqtares Gjoka, ka shkelje procedurale
Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se në çështjen gjyqësore në fjalë janë evidentuar një sërë problematikash procedurale dhe ligjore, duke ngritur akuza ndaj veprimeve të Prokurorisë dhe SPAK-ut. Sipas saj, provat për këtë çështje janë kërkuar më herët në Prokurori, Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione të tjera të drejtësisë, ndërsa thekson se SPAK nuk ka ushtruar kompetencat e plota në hetimin e rastit. Kalaja tha se në dosje nuk është hetuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, pavarësisht se, sipas saj, ajo është kallëzuar nga pala kallëzuese. Ajo ngre gjithashtu dyshime mbi mënyrën e administrimit të dokumentacionit dhe procedurave, duke përmendur edhe ekzistencën e një shkresë të kontestuar, e cila përmban elementë të dyshuar si të pasaktë apo të falsifikuar. Avokatja shton se ka pasur komunikime aktive të një...
Burimi:
syri.net