“Duan ta shohin në burg Ballukun pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, ndarja mes demokracisë dhe diktaturës
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme theksoi se asnjë prokuror dhe as mediat nuk mund të përcaktojnë fajësinë apo pafajësinë e deputetes Belinda Balluku, duke nënvizuar se vetëm procesi gjyqësor ka këtë kompetencë. Ai shtoi se rezultatet e punës në dy sektorë të rëndësishëm si Infrastruktura dhe Energjia janë meritë e gjithë skuadrës qeverisëse, jo vetëm e një individi. Rama: Fajësinë apo pafajësinë e Belinda Ballukut nuk e përcakton dot as një prokuror, as dy uturakë mediatikë që mbledhin dhe hedhin jashtënxerrjet e urrejtejs ndaj nesh duke pastruar para nën sytë e mbyllur të prokurorisë që i ka dosjet e depozituara nga Tatimet e Republikës së Shqipërisë. Tatimet janë të Republikës prandaj nuk janë aq të rëndësishme...
Burimi:
vizionplus.tv