Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Qeveria ka miratuar autorizimin për shoqërinë KAYO për të lidhur marrëveshje me dy kompani për ndërtimin e mjeteve lundruese dhe dronëve luftarakë në Shqipëri. “Po krijohet shtrati pas kaq kohësh për ndërtimin e mjeteve lundruese në Shqipëri”, tha në një konferencë për mediat ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi. KAYO është autorizuar të negociojë dhe të lidhë kontrata me dy shoqëri, që sipas ministrit do të jenë italiane. “Marrëveshja ende e pa përfunduar. Kjo do të jetë një nxitje për industrinë ushtarake, për vendet e punës”, shtoi ai.