Drita jeshile nga BE për miratimin e IBAR, Balla: Shqipëria drejt mbylljes së negociatave me BE deri në vitin 2027
Kreu i grupit parlamentar tw PS Taulant Balla deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit europian, ndërsa theksoi se deri në fund të vitit 2027 synohet mbyllja e marrëveshjes së anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Balla u shpreh se vetëm në muajt e fundit janë miratuar mbi 200 ligje, ku rreth 100 prej tyre lidhen drejtpërdrejt me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. “Ne kemi hyrë në një fazë tjetër, një fazë historike. Kemi nderin të jemi përfaqësues të popullit në këtë sallë në një moment historik për Shqipërinë dhe duhet t’i përgjigjemi kësaj detyre”, u shpreh ai. Sipas Ballës, Shqipëria ndodhet brenda kalendarit të dakordësuar me institucionet europiane dhe ambicia për përmbylljen...
Burimi:
vizionplus.tv